Vazhduan takimet publike me banorët e lagjeve të Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në mbështetje të nenit 68, paragrafi 68.1 i Ligjit Nr.03L-40 për Vetëqeverisje Lokale të Republikës së Kosovës (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës Nr.28/2008), nenit 17 dhe nenit 18 paragrafi 1, pika 1.7, të Statutit të Komunës së Rahovecit Nr. 1005, të datës: 29.03.2017, Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimet Publike në Komuna, vazhdon takimet publike me qytetarë për kërkesat e tyre dhe ecurinë e projekteve. Takimi publik u mbajt në sallën e Kuvendit Komunal me banorë të lagjeve të Rahovecit, më 13.6.2023. Kryetari Latifi paraqiti para banorëve projektet të cilat janë përfunduar, ato në proces, planet dhe projektet e planifikuara për vitet në vijim bazuar në projeksionet buxhetore. Ndër kërkesat të cilat banorët paraqitën ishin: Ndërtimi i rrugëve fushore, kubëzimi i rrugëve,trotuare, ndriçimi publik, kanalizimi etj.

No photo description available.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt do të organizoj akademi përkujtimore për heroin Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorë tjerë

Nën organizimin e Shoqatës së sh-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të enjten me 16 maj, në …