Vdiq koloneli i Ushtrisë së Shqipërisë, Hysen Ymeri, që kishte ushtruar Adem Jasharin dhe Zahir Pajazitin

Vdiq koloneli i Ushtrisë së Shqipërisë, Hysen Ymeri, që kishte ushtruar Adem Jasharin dhe Zahir Pajazitin

Me dhembje të thellë njoftojmë shokët, miqtë e dashamirët se  dje në orët e pasdites  u shua jeta e ushtarakut të denjë, oficerit te shkëlqyer shqiptar, Hysen Dule Ymeri. Ai ishte oficer e mësimdhënës si dhe dekan në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve në Tiranë, ndër të tjerë e ka stërvitur edhe Komandantin Legjendar të  UÇK-së Adem Jashari, si dhe heroin tjetër të  Atdheut, Zahir Pajziti. Hysen Ymeri në moshën 72 vjeçare.

Sot në Ministrinë e Mbrojtës në Tiranë nga ora 10.00 deri në orën 12.00 u bënë homazhe para arkivolit të tij, ndërsa me ndrime u varroset në orën 12.00, në varrezat e Tiranës.  

Ngushëllime familjarëve, shokëve e miqve, si dhe të gjithë atyre që e deshën e nderuan dhe e nderojnë veprën e tij të lavdishme atdhetare! Lavdi jetës e veprës së tij atdhetare! I përjetshëm qoftë kujtimi i tij! (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …