Gazeta serbe "Veçernje novosti”: SHBA-të po përdorin të gjitha forcat që Kosova të bëhet anëtare e Interpolit

Gazeta serbe “Veçernje novosti”: SHBA-të po përdorin të gjitha forcat që Kosova të bëhet anëtare e Interpolit

Asambleja e Përgjithshme e Interpolit fillon më 26 shtator në Pekin. Gazeta e Beogradit “Veçernje novosti” shkruan se SHBA tashmë po përdor të gjitha forcat që Kosova të bëhet anëtare e kësaj organizate. Në Pekin nga pala serbe do të jetë ministri i Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanoviq.

“Na pret një detyrë shumë e vështirë diplomatike, por jem i të bindur se me forcën e argumenteve tona do ta pengojmë qëllimin e Prishtinës dhe të aleatëve të saj që Kosova të bëhet anëtar i plotfuqishëm i Interpolit”, ka thënë ai. Asambleja e Përgjithshme të Interpolit do të mbahet nga 26 – 29 shtator.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” dënon me vendosmëri deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq

REL: Ministrja serbe Snezhana Paunoviq mori pagë për vite nga një institucion shëndetësor i mbyllur në Kosovë

Ministrja serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, ka vazhduar të marrë pagë …