leoni

Veliu: MPB është e interesuar që ta implementojë udhërrëfyesin për një zgjidhje të qëndrueshme të armëmbajtjes pa leje

Veliu: MPB është e interesuar që ta implementojë udhërrëfyesin për një zgjidhje të qëndrueshme të armëmbajtjes pa leje

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i tretë lokal koordinues për implementimin e Udhërrëfyesit për një zgjidhje të qëndrueshme të armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të armëve të vogla dhe të lehta dhe municioneve të tyre në Ballkanin Perëndimor, raporton arbresh.info Me këtë rast, ministri i Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, në cilësinë e koordinatorit nacional për kontrollin e armëve të lehta dhe kontrollin e eksplozivëve, tha se MPB është e interesuar që ta implementojë udhërrëfyesin në përpikëri dhe ta zbatojë planin e veprimit të Strategjisë. Gjatë këtij takimi, ministri Veliu falënderoi donatorët dhe partnerët për kontributin e tyre bujar, në veqanti Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe Francës, UNDP-në në Kosovë si dhe SEESAC, për përkrahje të vazhdueshme në këtë fushë, por edhe për këshillat profesionale dhe përkrahjen teknike. Me qëllim të avancimit të mëtejshëm të punëve dhe angazhimeve në fushën e kontrollit dhe minimizimit të armëve ilegale, ministri Veliu kërkoi përkrahjen e mëtejmë të tyre edhe në fushën e luftimit të armëve ilegale në aspektin e hetimeve policore.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosja dhe koalicioni LDK-AKR duan ta caktojnë vetë kandtatin e pranueshëm për ta nga radhët e koalicionit, PDK-AAK-NISMA. Kandidatja e pranueshme

Oda Ekonomike kërkon shtyrje të daljes në tregun e lirë të energjisë – çmimet e ofertave rriten mbi 200%

Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar shtyrjen për një vit të kalimit të bizneseve të …