Vendim i turpit nga inspektorati i punës

Drejtori i Kompanisë Rajonale të Mirëmbajtjes “UNITETI” Gazmend Morina, ka reaguar dhe e ka quajtur të paligjshëm dhe tendencioz, vendimin e Inspektoratit të Punës në Mitrovicë, i cili ka kërkuar kthimin në punë të Skender Tahirajt, në pozitën e menaxherit të njësisë në Skenderaj. Ai në një postim të tij në facebook ka thënë:

Me anë të një vendimi arbitrar dhe të kundërligjshëm, Enver Hajra, inspektor i divizionit të Inspektoratit të Punës të Ministrisë së Punës në Mitrovicë, e ka obliguar KRM “Unitetin” që ta kthej në vendin e punës ku ka punuar deri në vitin 2012 si menaxheri i Njësisë në Skenderaj, Skender Tahirajn. Me anë të këtij vendimi inspektori Enver Hajra, si duket me mbështetje politike nga ata që e kanë shkatërruar kompaninë deri vitin e kaluar dhe i nxitur për ta penguar menaxhmentin e ri në zhvillimin e kompanisë dhe veçanërisht Njësinë së Skenderajt, tash e ka krijuar situatën kur faktikisht janë dy menaxherë njësie në Skenderaj, Enver Kodra i cili e ka marrë këtë pozitë në vitin 2012 dhe ka kontratë me afat të pacaktuar dhe Skender Tahiraj, i cili këtë pozitë e kishte lëshuar më 2012 dhe nuk e kishte pezulluar pozitën. Për kompaninë ky vendim është i paligjshëm dhe tendencioz, pasi që përveç të tjerash i mundësohet kthimi në vendin e punës të cilin e ka lëshuar me dëshirë, personit që nën menaxhimin e tij kompania është zhytur në miliona euro borxh. Ani pse për arsye ligjore vendimin më është dashur ta zbatoj, pasi që në vendim thuhet që ankesa nuk e shtyn ekzekutimin e tij, kundër këtij vendimi kam bërë sot ankesë në inspektoratin e punës në Prishtinë, si shkallë e dytë e vendimmarrjes. Duke qenë sot dita e fundit për zbatimin e vendimit dhe bërje të ankesës, unë i kam bërë të dyja dhe kam shkuar për t’i dorëzuar në zyrën e inspektorit të punës Enver Hajra, por i cili nuk ka pranuar t’i protokolloj me një arsyetim absurd kinse nuk e ka vulën e protokollit, pasi që tha se të njëjtin e ka “me veti në xhep” kryeinspektori rajonal, e i cili nuk gjendej në vendin e tij të punës, përkatësisht në zyret e inspektoratit. Për këtë janë dëshmitar edhe dy inspektorë të tjerë. Pasi kësaj situate të krijuar me anë të së cilës tentohej që të më prolongohej dorëzimi i ankesës dhe zbatimit të vendimit, për t’iu krijuar alibi ligjore për gjoja mos zbatimin e tyre nga unë inspektori Enver Hajra më ka larguar nga zyra e tij, për të cilin veprim e kam kontaktuar kryeinspektorin në nivel nacional, Valon Leci, i cili më ka rekomanduar që t’i dorëzoj dokumentet përkatëse përmes postës dhe pastaj organet mbikëqyrëse të merren me rastin. Pasi që komuna e Skenderajt është aksionare në KRM “Uniteti” dhe se bëhet fjalë për zbatimin e një vendimi, i cili ka efekt direkt në këtë komunë, unë jam konsultuar për situatën e krijuar me kryetarin e komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili pasi që e ka analizuar vendimin e inspektoratit të punës, më ka thënë se nuk pajtohet dhe e kundërshton fuqishëm zbatimin e tij, përkatësisht është kundër kthimit të Skender Tahirajt në detyrën e menaxherit të Njësisë në Skenderaj. Pas kësaj situate të krijuar, ku tash kemi dy menaxher të njësisë, kam thirr mbledhje të Bordit të KRM “Uniteti”, me ç’rast anëtarët e Bordit në mënyrë unanime votuan një deklaratë që e kundërshtojnë kthimin e Skender Tahirajt si menaxher njësie në kompani dhe e konsiderojnë të kundërligjshëm vendimin e inspektoratit të punës në Mitrovicë. Si Kryeshef i KRM “Uniteti”, së bashku me Bordin dhe pjesën tjetër të menaxhmentit, do të mbetem i përkushtuar në zhvillimin e kompanisë, pavarësisht presioneve, shantazheve dhe vendimeve të paligjshme që dikush mundet me i marrë ndaj nesh. Të gjithë e din se më vite të tëra punëtorëve të KRM “Uniteti” u janë vonuar rrogat deri në shtat muaj, ndërsa në 13 muaj sa e udhëheqë kompaninë, punëtorët i marrin rrogat me rregull, nuk kemi krijuar borxhe ndaj operatorëve ekonomik, i kemi rritur të hyrave dhe i kemi zvoglëguar shpenzimet, gjë që na ka mundësuar edhe të hyjnë në investime, sikurse që është rasti i Njësisë në Skenderaj ku i kemi blerë kamionë. Për shkaqe praktike, informatat më të detajuara për të hyrave dhe shpenzimet, do t’i bëjë publike pas përfundimit të vitit kalendarik.

Mitrovicë, 20.12.2019

Gazmend Morina

Kryeshef Ekzekutiv i KRM “Uniteti”

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti vizitoi fshatin Stubëll

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti vizitoi fshatin Stubëll. Aty  nga afër ai …