Brickos

“Zbulohet duke gënjyer gazetari Kajtaz Gecaj, ja si demantohet nga IQS”

OJQ Iniciativa Qytetare e Skenderaj përmes një shkrimi ka demantuar publikisht gazetarin Kajtaz Gecaj për shkrimin e titulluar “Sivjet Komuna e Skenderajt pagoi 4 portale, asnjëri lokal. IQS ka mohuar kategorikisht pohimet se drejtori i saj Milazim Mustafaj është prononcuar për Gazetën “Zëri” me një qëndrim të tillë karshi OJQ “Skenderaj Live”, Qendrës Rinore Publike apo edhe menaxherit të saj Arben Veliu, se gjoja Veliu nuk mund të jetë edhe menaxher i qendrës pasi është edhe zyrtar komunal. IQS reagon në mënyrë demonstrative ndaj këtij artikulli të gazetarit Kajtaz Gecaj i cili ka deformuar qëndrimin zyrtar të drejtorit të organizatës. Gazetari Kajtaz Gecaj ditë më parë përmes një artikulli ka hedhur akuza ndaj Komunës së Skenderajt për subvencionimin e OJQ-ve, duke pretenduar që ka marrë qëndrimin e Drejtorit të IQS, por që u demantua ashpër nga kjo organizatë duke e zbuluar hapur gënjeshtrën e gazetarit në fjalë. IQS ka ftuar Komunën e Skenderajt që të vazhdojë mbështetjen e OJQ-ve në përgjithësi dhe Qendrës Rinore në veçanti.

Më poshtë reagimi i organizatës IQS:

Sqarim: A janë mediat të besueshme ose modeli i fjalës se lire dhe të saktë?!

Janë disa (të vetëquajtura) gazeta e portale që kanë pas një jetëgjatësi dhe një përgjegjësi në raportimet e tyre siç është Gazeta “Zëri”. Si mund të pranojë kjo redaksi një shkrim që një fillorist i sapo testuar nga PISA nuk kishte për të bërë gabime që janë në këtë shkrim. Gazetari që ka shkruar mund të ndiqet penalisht për një shkrim të pa saktë, pra për shpifje. I nderuari gazetar, edhe i intervistuari yt M.M. po të demanton që fare nuk keni biseduar për këtë punë më të. Ja, ku e ke edhe sqarimin e tij publik. I nderuari gazetar, po te citoj “Nuk dihet se e kujt dhe ç‘është “Skenderaj Live”, uebfaqe apo OJQ?”. Nëse nuk e di, pse nuk ke pyetur, ndoshta jemi auto shkollë, apo diçka tjetër për ty. I nderuari gazetar, nuk është turp të kërkosh falje, turp është të shpifësh, sepse shumë lehtë ndaj teje mund të ngritët padia. Kurdo që ke interes për të sqaruar se kush jemi e çka bëjmë ne, je i mirëseardhur. Të tjerët e dinë për ne.

Me respekt: Mr.sc Arben Veliu

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti vizitoi fshatin Stubëll

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti vizitoi fshatin Stubëll. Aty  nga afër ai …