Vendimi i Gjykatës pë t’iu vazhduar masën e arrestit deputetëve të opozitës është mesazh i keq

Në një reagim të AAK-së thuhet se  se vendimi i sotëm i Gjykatës pë t’i vazhduar masën e arrestit shtëpiak deputetes së AAK-së, Donika Kadaj Bujupi, si dhe vazhdimi i masës së paraburgimit për deputetët tjerë të opozitës, është mesazhi më i keq i qeverisë Mustafa. “Fakti që gjykata nuk e njofton as zonjën Kadaj Bujupi, e as avokatin e saj, me masën e shqiptuar, por ata këtë e marrin vesh përmes mediave, tregon se sa shumë ka degraduar sistemi i drejtësisë në Kosovë!”, thuhet nëreagimin e AAK-së, transmeton Telegrafi. “Pushteti në Prishtinë me këtë sjellje ndaj deputetëve të zgjedhur, po i qet hije të zezë të ardhmes së këtij vendi. Ata në vend që të hapnin debat me deputetët se si të dilet nga kriza e krijuar, e kanë zgjedhur rrugën e burgosjes së tyre!” “I sigurojmë të gjithë ata që po e instalojnë logjikën e shtetit diktatorial, se të fundit që do të burgosen në këtë vend, do të jenë vetë ata që sot, i kanë vendosur nën komandë edhe gjykatat edhe policinë”, thuhet në reagim. Më tej thuhet se “AAK nuk do të bie pre e provokimeve kaq të rënda që po i bën ky pushtet opozitës, por është e bindur se diktatorët, heret a vonë, përfundojnë me turp” “Asnjë pushtet që burgosë deputetë e opozitarë, nuk ka mbërritur t’i gëzohet çmendurisë së vet!”, thuhet në fund të reagimit të AAK-së.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ maqedoni

Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski

Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …