Venezuela është goditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë prej 6.2

Venezuela është goditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë prej 6.2. Sipas institutit amerikan të gjeologjisë, tërmeti ka ndodhur rreth 20 milje në verilindje të Yaguaraparo të Venezuelës. Bëhet e ditur se rreth 4 milion e 4 qind mijë banore në Venezuelë, Trinidad dhe Tobago, Grenada dhe Saint Vincent e Grenadines, i kanë ndjerë lëkundjet e tokës. Tërmeti ka ndodhur në kufirin që ndan pllakën e Karaibeve nga pllaka e Amerikës së Jugut. Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 45 km.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …