Dy vepra të profesor Ahmet Qeriqi, “Luani i Janinës” dhe “Koha e jeniçerëve”, të përkthyera në gjuhën shqipe nga gjuha hungareze, janë prezantuar në një institucion kulturor në Gjermani. Dorëzimi dhe prezantimi i këtyre veprave në Stuttgart është bërë me kontributin e veprimtarit dhe ish-ambasadorit Imer Xhemajl Lladrovci, me Ylber Gegën djali i atdhetarit Hysen Gega, që i kanë paraqitur ato në Institutin e Kulturës Hungareze pranë këtij qyteti. Veprat janë pranuar dhe vlerësuar nga Dr. Dezső Szabó, udhëheqës i Institutit të Kulturës Hungareze në Stuttgart, si pjesë e bashkëpunimeve dhe interesimit për promovimin e letërsisë dhe mendimit historik shqiptar në hapësirat evropiane. Ky zhvillim vlerësohet si një hap i rëndësishëm në forcimin e lidhjeve kulturore ndërmjet institucioneve evropiane dhe kulturës shqiptare, duke i dhënë më shumë hapësirë prezantimit të autorëve shqiptarë në arenën ndërkombëtare.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
