Veseli

Veseli: Arsimi parashkollor luan rol kritik në ndërtimin e aftësive sociale dhe fizike të njeriut

Në Kuvendin e Kosovës i ka zhvilluar  punimet Tryeza me temë: “Raporti mbi Koston e Shërbimeve Cilësore të Edukimit në Fëmijërinë e Hershme në Kosovë” e organizuar nën kujdesin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, dhe e mbështetur nga UNICEF-i. Në këtë tryezë të ftuar ishin ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, kryesuesi i Zyrës së UNICEF-it, Xhejms Mugaju, Habit Hajredini nga Zyra për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit, Qemajl Marmullakaj, përfaqësues i Zyrës për Planifikim Strategjik, ZKM, përfaqësues të ministrive përkatëse, të Bankës Botërore, si dhe udhëheqës të njësive relevante të administratës së Kuvendit të Kosovës. Në hapjen e punimeve të kësaj tryeze, Flora Brovina, kryetare e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, përshëndeti pjesëmarrësit dhe bëri një rezyme të shkurtër të qëllimit të kësaj tryeze.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …