Veseli: Ashtu siç kemi luftuar për çlirimin e Kosovës nga Serbia do ta luftojmë korrupsionin, nepotizmin dhe abuzimet

K.Veseli: Ashtu sikur e kam çliruar Kosovën nga Serbia njëzet vjet më parë, ashtu do ta çliroj edhe nga korrupsioni (!)

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, gjatë Konventës Festive të partisë, ku u zgjodh sërish kryetar pa asnjë kandidat konkurrent, ka thënë se do të luftojë për ta çliruar Kosovën nga korrupsioni dhe abuzimet, njësoj sikur paska luftuar 20-vjet më parë kundër Serbisë për ta çliruar Kosovën(!). Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ashtu sikur edhe kryetari i Kosovës Hashim Thaçi gjithnjë flasin  në vetën e parë njëjës, duke ia veshur vetes petkun e çlirimtarit, duke iu drejtuar popullit si pronë të tyre, (si populli im).   Njëzet vjet pasi Veseli e paska “çliruar” Kosovën tani i ka ra ndërmend ta çlirojë atë nga korrupsioni, nepotizmi, abuzimi, por pa treguar as edhe shembull të vetëm dhe konkret se si do të fitohet kjo luftë kur duke filluar nga ai vetë, të gjithë afër e larg tij,  janë këta që e kanë mbjellë qe 20 vjet korrupsionin, plaçkitjen, nepotizmin, përvetësimin e pronave shoqërore, privatizimin e të gjitha kapaciteteve prodhuese dhe të gjitha ligësitë tok.   Në konventën festive të kësaj partie, ai ka thënë se Kosova e ka përfunduar luftën për liri e pavarësi, por ende nuk e paska  përfunduar lufta për shtetin e së drejtës, Prandaj, sot jam këtu, për t’u zotuar se do të luftoj për ta çliruar Kosovën nga korrupsioni, nepotizmi nga abuzimet”, ka thënë Veseli, i cili kërkon t i besohet fjalëve e premtimeve të tij, edhe pse ato i ka shkelur dhe i shkel përditë, jo vetëm Veseli për tërë kjo klasë e korruptuar politike.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …