Veseli: Brenda tre muajsh do të rregullojmë ligjin për punëtorët e viteve të 90-ta

Veseli: Brenda tre muajsh do të rregullojmë ligjin për punëtorët e viteve të 90-ta

Koalicioni PDK-AAK-Nisma ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me SBASHK-un. Me këtë rast,  i pari i PDK-së, Kadri Veseli,  premtoi se çështja e njohjes së stazhit për punëtorët e viteve të 90-ta do të rregullohet në tre muajt e parë të qeverisjes së tyre. “Brenda tre muajve ligji për stazhin e punës për punëtorët e viteve të 90-ta do të rregullohet me ligj”, u shpreh Veseli.  Ai u shpreh se kjo marrëveshje është vazhdimësi e bashkëpunimit të mëparshëm me SBASHK-un. “Këta njerëz kanë nevojë për përkrahje dhe do të kenë përkrahjen tonë. Ne do të përfshijmë 30 përqind rritje për pagat e punonjësve të arsimit, ashtu sikurse edhe në sektorët e tjerë publik”, u shpreh Veseli. Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, u shpreh se me arritjen e kësaj marrëveshje janë plotësuar kërkesat e të dyja palëve. “Me këtë marrëveshje po krijohen kushtet që të punohet në çështjet më të rëndësishme. Sot, iu japim premtimin se më nuk do të jenë vet”, tha Haradinaj. Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj,  u shpreh i kënaqur me nënshkrimin e kësaj marrëveshje,  duke thënë se më në fund ligji i viteve të 90-ta do të shkojë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …