Veseli: Çdo dialog duhet të ketë konceptin e një marrëveshjeje e cila është finale, ku nuk cenohet sovraniteti

Veseli: Çdo dialog duhet të ketë konceptin e një marrëveshjeje e cila është finale, ku nuk cenohet sovraniteti i vendit

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, deklaroi se delegacioni i Kosovës për bisedime me Serbinë ka kaluar nga bisedimet shtetërore për finalizim të marrëveshjes, në bisedime për copëza të territoreve të cilat janë në menaxhimin e shtetit tonë. “Kosova nuk duhet të lejojë që të kthehet prapa. Çdo bisedim duhet të ketë konceptin e një marrëveshjeje e cila është finale, ku nuk cenohet sovraniteti, Kushtetuta dhe integriteti i Republikës së Kosovës. Është për keqardhje delegacioni i Kosovës në Uashington si ka kaluar nga bisedimet shtetërore me Serbinë, në bisedime teknike. Nga bisedimet mes shteteve për finalizim, përkatësisht ulëse në OKB, në bisedime për copëza territore të cilat janë në menaxhimin e Republikës së Kosovës, edhe si resurse kombëtare ekonomike”, ka deklaruar Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Kuvendi i Kosovës dështon për herë të 11-të në konstituim – zvarritet procesi për shkak të zgjedhjes së kryetarit

Edhe pas përpjekjes së njëmbëdhjetë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, …