leoni

Qeveria ime do t’i mbështesë me subvencione të veçanta të gjithë banorët e zonave kufitare, premton Kadri Veseli

Veseli: Kam dëshirë të shoh ëndërr atë ditë kur Presheva, Medvegja dhe Bujanovci t’i bashkoheshin Kosovës (!)

Në një intervistë për KosovaPress, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli  thekson se do të mundohet që t’i ulë të gjithë liderët në një tryezë sikurse kishte bërë për demarkacionin, në mënyrë që arrihet konsensusi për procesin e dialogut. Ai thotë se ëndërroj që Presheva, Medvegja e Bujanoci t’i bashkohen Kosovën dhe nuk do të ndalem  së punuari për ta, ani pse jam  kundër cenimit të integritetit territorial të Serbisë. “Në qoftë se flisni për Luginën e Preshevës, a kam dëshirë, ta ëndërroj atë ditë kur Presheva, Medvegja dhe Bujanovci t’i bashkohen Kosovës. Dhe, kurrë nuk kam me u ndalë me menu për atë pjesë por, nuk e cenoj, të jem më i sinqertë nuk e cenoj  integritetin territorial të Serbisë. Kryekuvendari  Veseli ka përsëritur se Kosova është e pavarur dhe sovrane duke shtuar se nuk do të lejojnë asnjë pushtet paralel në Kosovë, ndërsa nuk është përgjigjur drejtpërdrejt nëse është kundër HashimThaçi,  duke lënë të kuptohet se nuk përkrah korrigjimin e kufijve.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …