Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri thotë se duhet të rritet numri i noterëve të Kosovës

Ministri Tahiri: Me miratimin e Kodit të Drejtësisë për të Mitur ata do të marrin trajtim dinitoz ligjor si palë në procedurë

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka treguar se të miturit që do të përballen me institucionet e drejtësisë, si palë, viktimë apo dëshmitar, do të trajtohen me dinjitet. Përmes një shkrimi ai i bëri këto komente, pasi Kuvendi sot miratoi Kodin e Drejtësisë për të Mitur. Sipas tij, ky kod pos që avancon parimet dhe standardet më të larta për trajtimin e të miturve, poashtu mundëson risocializimin dhe ri-integrimin e tyre të plotë në shoqëri. “Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar përfundimisht Kodin e Drejtësisë për të Mitur, një projekt legjislativ jashtëzakonisht i rëndësishëm për avancimin e parimeve dhe standardeve më të larta për trajtimin e të miturve. Me miratimin e këtij Kodi, kemi përmbyllur një kapitull të rëndësishëm në reformën e drejtësisë, përmes së cilit kemi vendosur trajtim dinitoz ligjor për të miturit si palë në procedurë, si viktima apo si dëshmitar si dhe jemi përkujdesur që të mundësohet  risocializimi dhe ri-integrimi i tyre i plotë në shoqëri”, ka shkruar Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …