Kadri Veseli

Veseli: Kushtetuta, më shumë sesa akt juridik

Krye-kuvendari, Kadri Veseli, ka uruar sot të gjithë qytetarët e Republikës me rastin e 8-vjetorit të miratimit të Kushtetutës së vendit nga Kuvendi i Kosovës. Sipas tij, Kushtetuta më shumë sesa akt juridik, është simbol unik i shtetësisë. “Kushtetuta, për ne, qytetarët e Republikës së Kosovës, është më shumë se akt juridik. Është simbol unik i shtetësisë dhe synimeve tona shekullore për shtet. Në vete ajo përmban thellësisht mundësitë tona për sovranitet, integritet dhe barazi, duke pasqyruar sakrificat për themelimin e shtetit, promovimin e vlerave demokratike si dhe funksionimin e baraspeshuar të pushteteve. Më shumë se kurrë, sot, na duhen energji të shtuara ta jetësojmë Kushtetutën tonë, ta bëjmë dinamike, frymëzim për çdo qytetar, për jetë dinjitoze në Republikën e Kosovës”, përfundon urimi i kryekuvendarit, Kadri Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Ethem Çeku: Filozofia politike e UÇK-së – nga mentaliteti i robit te vetëdija e lirisë”

Profesor Ethem Çeku ka publikuar një shkrim analitik me titull “Filozofia politike e UÇK-së, dhe …