leoni

Veseli: Me ndihmën e SHBA-së dhe BE-së do ta jetësojmë programin e koalicionit

Veseli: Me ndihmën e SHBA-së dhe BE-së do ta jetësojmë programin e koalicionit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se me ndihmën e SHBA-së, Bashkimit Evropian dhe me vullnetin e mirë të qytetarëve të Kosovës, do të jetësohet programi elektorial i koalicionit PAN. “Qytetarët e Kosovës kanë votuar për një fillim të ri. Na presin shumë punë, na presin shumë detyra dhe do të kemi shumë sfida, por jam i bindur se me ndihmën e miqve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe me vullnetin e mirë të qytetarëve të Kosovës, do të jetësojmë programin elektoral të koalicionit tonë kombëtar”, ka shkruar Veseli në një postim të tij.

 

Kontrolloni gjithashtu

Në Kuvendin Zgjedhor të OVL-UÇK-së janë ftuar; Sami Lushtaku, Fatmir Limaj, Daut Haradinaj, Dardan Molliqaj, Shqipe Selimi e Nuredin Ibishi

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mban Kuvendit e V-të …