Veseli priti në takim ambasadorin hungarez

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli sot ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë në vendin tonë, Laszlo Markusz, me të cilin biseduan për thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve. Në komunikatën e Zyrës për Informim të Kuvendit të Kosovës thuhet se kryekuvendari, Veseli, e cilësoi bashkëpunimin ndër-parlamentar Kosovë-Hungari, si shembull pozitiv të bashkëpunimit. Kuvendi i Republikës së Kosovës ka bashkëpunim të ngushtë me Kuvendin e Hungarisë, nëpërmjet binjakëzimit që nga viti 2011. Në anën tjetër, ambasadori hungarez shprehu gatishmërinë për të përkrahur punën e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ai theksoi poashtu se përvoja e Hungarisë në procesin e integrimeve është e vlefshme për Kosovën dhe Kuvendin e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Kadriaj dhe Beqiri vizitojnë Jakup Krasniqin në Hagë: “Nuk duhet t’i lëmë vetëm”

Veprimtarët e çështjes kombëtare në diasporë, Shaip Kadriaj dhe Bujar Beqiri, kanë vizituar Jakup Krasniqin …