Veseli: Në Kleçkë përkujtojnë lavdinë dhe krenarinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Veseli: Sot në Kleçkë, përkujtojnë lavdinë dhe krenarinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Për të bërë homazhe në përkujtim të 20 vjetorit të dëshmorëve të Brigadës “121 Kumanova”, në Kleçkë mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. Ai vlerësoi lart rolin dhe kontributin e brigadës “121 Kumanova” të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës për çlirimin e vendit. Ai theksoi më tutje se në Kleçkë, përkujtojnë lavdinë dhe krenarinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që në këtë bjeshkë, Shtabi i Përgjithshëm e ka pasur selinë e vet qendrore dhe ka qenë strehë e dhjetëra mijëra qytetarëve gjatë luftës në këtë zonë. Këta janë veteranët, këta janë luftëtarët e lirisë, në të njëjtën kohë këta janë ata të cilët i kanë mbrojtur me dhjetëra mijëra popullatë civile, e kanë mbrojtur që të mos futen forcat serbe, të gjithë strukturën drejtuese të shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Qeverisë përkohshme të Kosovës. Kjo është lavdia jonë, kjo është historia jonë, ndërsa të tjerat shkojnë e vijnë, tha në mes tjerash kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …