leoni

Veseli : Stazhi i punës së viteve të 90'ta do të njihet brenda tre muajve

Veseli: Stazhi i punës së viteve të 90’ta do të njihet brenda tre muajve

Fushatën e sotme zgjedhore, koalicioni PDK-AAK-Nisma e ka filluar me pensionistët e Kosovës me të cilët kanë nënshkruar një memorandum. Gjatë bisedës së zhvilluar, kandidati i këtij koalicioni për kryeministër, Ramush Haradinaj dhe bartësi i listës, Kadri Veseli thanë se brenda tre muajve të qeverisjes së vendit do të marrin vendim për njohjen e stazhit të punës për vitet e ’90. Ky memorandum është shumë i veçantë për të gjithë ne për arsye se të gjithëve na prek dhe zotimet koalicionit do të realizohen shumë shpejt, tha në mes tjerash, Kadri Vesli. Ndërkohë, kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj tha se memorandumi i nënshkruar sot është dëshmi se koalicioni PDK-AAK-Nisma po i realizon premtimet.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …