leoni

Në përvjetorin e rënies shënohet dita e shkollës që mban emrin e dëshmorit Ibrahim Mazreku

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Ibahim Mazreku” në Malishevë, shënoi ditën e shkollës e cila mban emrin e dëshmorit të kombit Ibrahim Mazreku, i rënë më 2 qershor të vitit 1999. Në këtë shënim morën pjesë edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtori i arsimit, Avdi Morina, përfaqësues të shkollës “Tahir Sinani” nga Paskuqani i Tiranës (shkollë e binjakëzuar me shkollën në Malishevë), përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta dhe qytetarë të shumtë. Në fjalimin e rastit, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, tha se “emri, jeta dhe vepra e Ibahim Mazrekut, do të jetojnë aq sa do të jetoj kombi shqiptar dhe njerëzimi në përgjithësi”. Begaj, i uroi nxënësit dhe mësimdhënësit, me rastin e shënimit të ditës së shkollës.

Më pas, nxënësit e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Ibahim Mazreku”, kanë dhënë një program kulturor dhe artistik.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …