Veseli

Veseli vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, shpreson të sjellë investitorë në Kosovë

Kryekuvendari i Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar të shtunën për vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, më ç’rast do të takohet me zyrtarë të lartë për të diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimet direkte që investitorët e Emirateve mund të bëjnë në Republikën e Kosovës. Veseli do të pritet në Abu Dhabi nga homologia e tij, Dr. Amal Abdullah Juma Karam Al Qubaisi, me të cilën përveç diskutimeve për investime, do të nënshkruajë edhe një memorandum bashkëpunimi në fushën ndërparlamentare. Gjithashtu Veseli do të pritet në takime të veçanta edhe nga ministri i shtetit për Punë të Jashtme, Dr. Anwar Bin Mohammed Gargash, si dhe nga ministri për Ekonomi, Sultan Bin Saeed Al Mansouri, me të cilët do të bisedojë për mundësitë që ofron Kosova për investitorë.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …