Thaçi: FSK-ja është shëmbëlltyrë e shtetit tonë me pjesëtarë që shkollohen e korrin suksese në akademitë më të mira ushtarake të botës

Thaçi insiston në formimin e ushtrisë brenda këtij viti, pa ushtri nuk ka partneritet për paqe

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se do të tentojë që t’i bindë serbët që të jenë pjesë e procesit të themelimit të ushtrisë, porse askush nuk mund të vendosë veto. “Pa ushtri nuk ka partneritet për paqe dhe nuk ka NATO. Ne do të punojmë që ushtria e Kosovës të jetë ushtri e të gjithë qytetarëve dhe një ushtri shumetnike për t’i shërbyer çdo qytetari, në çdo cep të vendit, për të ruajtur integritetin dhe sovranitetin e Kosovës. Ne do të punojmë në mënyrë gjithëpërfshirëse, në koordinim të plotë me SHBA dhe NATO dhe do t’i shterojmë të gjitha mundësitë për të diskutuar edhe me serbët. Por askush nuk mund ta pengojë këtë proces deri në pafundësi dhe të vërë veto”, është shprehur Thaçi për “Top Channel”. Ai  ka ripërsëritur se procesi i themelimit të ushtrisë së Kosovës është i pa kthyeshëm. “Mund të theksoj se procesi i themelimit të ushtrisë është i pandalshëm, i pakthyeshëm dhe do të ndodhë në javët dhe muajt e ardhshëm”, ka theksuar kryetari. Ndërsa i pyetur se a do të ndodh këtë vit transformimi i FSK-së ai ka thënë: “Përfundimisht do të ndodhë”.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …