Zëvendës-drejtoresha e Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, Vesela Çerneva, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se është cituar të ketë deklaruar se Kosova dhe Serbia nuk po angazhohen për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve prandaj dialogu mes tyre është në “rrugë qorre”. Ajo thotë se për shkak të zhvillimeve të brendshme në Prishtinë dhe Beograd, me rastin e zgjedhjeve lokale në Kosovë dhe atyre që do të mbahen vitin e ardhshëm në Serbi, të dyja palët do të përdorin dialogun për deklarata drejtuar elektoratit të brendshëm. Në këtë situatë ekziston rreziku i incidenteve në rast se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara nuk ua bëjnë të qartë liderëve të të dyja vendeve se dhuna është e papranueshme. Zonja Çerneva beson në angazhimin e Shteteve të Bashkuara lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
