Vetëvendosja ka suspenduar asamblistin e Kuvendit të Prishtinës, Berat Lahu, i arrestuar në aksionin, “Brezovica”

Vetëvendosja ka suspenduar asamblistin e Kuvendit të Prishtinës, Berat Lahu, i arrestuar në aksionin, “Brezovica”

Lëvizja Vetëvendosje ka suspenduar asamblistin e Kuvendit Komunal të Prishtinës, Berat Lahun, i cili u arrestua të mërkurën në aksionin “Brezovica”. I njëjti dyshohet për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”, ndaj VV-ja ka marrë vendim për suspendim deri në zbardhjen përfundimtare të rastit. Deri në zbardhjen përfundimtare të këtyre pretendimeve dhe verdiktit në procesin gjyqësor që do të kryhet anëtarit Berat Lahu i suspendohet anëtarësia në subjektin tonë, vendim ky i marrë nga organet tona të brendshme përgjegjëse”, ka shkruar, Arlind Manxhuka. Gjatë operacionit “Brezovica”  javën e fundit janë arrestuar edhe gjatë persona të tjerë. Gjykata Themelore në Ferizaj, këtë të premte ua ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji shtatë të dyshuarve. Asamblisti i Vetëvendosjes ishte kërkuar edhe me herët për rastin ‘Brezovica’ por nuk kishte qenë  në shtëpi. Ai atë kohë kishte mohuar se iu ka bastisur shtëpia. Vetëm, i shumëpërfoluri për korrupsion, në këtë aferë,  Veton Surroi duket se do t ia hedh edhe kësaj radhe, të paktën tani për tani.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …