Goran Rakiq

Vetëvendosja kërkon shkarkimin e zëvendëskryeministrit Goran Rakiq

Deputeti i Vetëvendosjes, Hajrullah Çeku ka kërkuar shkarkimin e zëvendëskryeministrit Goran Rakiq, pasi ai gjatë votimit nuk përfilli heshtjen zgjedhore por bëri thirrje për votimin e kandidatit që vije nga Lista Serbe. Deputeti, Hajrullah Çeku theksoi më tutje se shkak të këtij veprimi të Rakiqit, s’mund të ketë as proces demokratik të zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut. “Zëvendës kryeministri Goran Rakiq ka thyer rregullat e heshtjes zgjedhore, duke bërë thirrje të hapur që të votohet subjekti të cilit i përket. Kjo është shkelje e Ligjit për zgjedhjet dhe nga ky moment as vota nuk është e lirë dhe as procesi nuk mund të jetë demokratik në Mitrovicën e Veriut. Ndaj tij duhen inicuar masat e domosdoshme, duke filluar nga shkarkimi i tij”, ka theksuar deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Hajrullah Çeku. Ndërkohë, kandidati i Vetëvendosjes për kryetar komune në Mitrovicën e Veriut, Erden Atiq ka pasur ankesa edhe për kandidatin e Listës Serbe, Milan Radejoviq, për të cilin ka thënë se e ka mohuar shtetin e Kosovës dhe i ka ofenduar qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …