Vetëvendosja: Me arrestimin e deputetëve opozitarë, vendi po shkon kah diktatura

Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar se është arrestuar deputeti, Ismajl Kurteshi, ndërsa thekson se me arrestimin e deputetëve opozitarë, vendi po shkon kah diktatura, por opozita nuk  do ta tolerojë një akt  të tillë. “Opozita po burgoset, në mënyrë që pushtetit t’i lirohet rruga që ta kthejë kontrollin e Serbisë në një pjesë të territorit tonë, si dhe t’ia fal Malit të Zi mbi 8000 hektarë tokë të Kosovës”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes. “Por, ajo që nuk po e llogarit pushteti është që nuk do të ketë mundësi t’i arrestojë dhe burgosë mbi 80% të qytetarëve, të cilët janë kundër këtyre projekteve. Prandaj, “Zajednica” dhe demarkacioni me Malin e Zi, nuk do të kenë mundësi të kalojnë”, thuhet në  reagimin e Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …