KPM inkurajon të gjithë gazetarët që të kryejnë misionin e tyre

Vetëvendosja po përpiqet ta uzurpojë edhe Komisionin e Pavarur të Medieve

Për tre  anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, janë dorëzuar emrat e kandidatëve. Mes tyre, favorite është përkrahësja e Lëvizjes Vetëvendosje, Luljeta Aliu. Luljeta Aliu, e njohur për paraqitjet e saj televizive dhe shkrimet në rrjete sociale, si përkrahëse e hapur e Kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje, mund të zgjidhet sot deputetët e Kuvendit të Kosovës anëtare e Komisionit të Pavarur të Mediave. Sekretari i EFJ-së i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti, kryetar i Vetëvendosjes, që të ndalojë politizimin e mëtutjeshëm të KPM-së. Luljeta Aliu e njohur në debate për paraqitje deri edhe naive e skandaloze prej kohësh ka synuar të bëhet pjesë e KPM-së dhe tani ka dalë para deputetëve, për partitë e të cilëve është deklaruar në rrjetet sociale dhe në studio televizive.  Ajo është kandidatja që në nëntor është vlerësuar më së larti për anëtare të KPM-së, nga Komisioni Parlamentar i përbërë me  shumicë nga deputetë të Vetëvendosjes, Njazi Isaku, Valon Ramadani, Arbëresha Kryeziu – Hyseni,  Fitim Haziri, Besim Muzaqi,  dhe deputetë të opozitës, Valentina Bunjaku, Albana Bytyqi, Mërgim Lushtaku dhe Isak Shabani. Me Kushtetutën e Kosovës, KPM-ja  përcaktohet organ i pavarur, por shkelja e Kushtetutës nga Qeveria aktuale, tanimë është përditshmëri dhe një shkelje më shumë nuk do të thotë edhe aq shumë, të paktën në këtë rast.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …