Vetëvendosje

Vetëvendosje ka njoftuar se zyrtarisht deputeti Albin Kurti është kandidat për kryetar të kësaj partie

Në njoftimin zyrtar për medie, Lëvizja Vetëvendosje thekson se është mbledhur Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i partisë dhe ka verifikuar nënshkrimet e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm që kanë dhënë mbështetjen për kandidaturën e Kurtit. “Nga sot, deputeti Albin Kurti është zyrtarisht kandidat për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet e brendshme që do të zhvillohen në fillim të vitit 2018 sipas parimit një anëtar – një votë”, thuhet në njoftimin e VV-së. Në Vetëvendosje javëve të fundit ka pasur një çarje që u shfaq pas publikimit të një mesazhi në të cilin deputetja Aida Dërguti ofendonte Kurtin. Pas kësaj u raportua se ish-sekretari organizativ Dardan Molliqaj kishte kërcënuar se nëse kandidon Kurti për kryetar të partisë ai do të largohej nga Vetëvendosja.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …