Brickos

Viktor Orban u hakmor pasi BE-ja votoi për hapjen e negociatave me Ukrainën e Moldavinë pa pjesëmarrjen e Hungarisë

Zyrtarët e BE-së në Bruksel votuan për hapjen e negociatave me Ukrainën dhe Moldavinë pa pjesëmarrjen e Hungarisë. Pak orë pasi u arrit marrëveshja për fillimin e negociatave për anëtarësimin e këtyre vendeve, vendet votuan për ndarjen e 50 miliardë eurove për Ukrainën. Ky veprim i Hungarisë vjen vetëm pak orë pasi Presidenti i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, njoftoi se 26 vendet kishin arritur një konsensus për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Ukrainës në BE. Në momentin e votimit për këtë vendim, lideri hungarez doli nga salla dhe tha se nuk do ta votojë këtë vendim dhe se në këto momente është një zgjidhje e keqe hyrja e Ukrainës në BE. “Pas gati tetë orësh në tryezën e negociatave në samitin në Bruksel, ne zhvilluam një diskutim intensiv për anëtarësimin e Ukrainës në BE. Pozicioni i Hungarisë është i qartë: Ukraina nuk është gati për negociatat për anëtarësimin në BE. Fillimi i negociatave në këto rrethana është i pakuptimtë, irracional dhe i gabuar”, ka shkruar Orban, në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të në rastin …