Viola Von Cramon

Viola von Cramon: Janë të rrezikshme për Evropën shkëmbimet etnike-territoriale dhe idetë e ndryshimit të kufijve

Të rrezikshme për Evropën i ka quajtur raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, shkëmbimet etnike-territoriale, duke shprehur në të njëjtën kohë befasi me qëndrimin e Joseph Borrellit për mospërjashtimin e idesë së ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi. “Njëmend befasuese. Nuk jam e vetëdijshme rreth ndonjë debati dhe posaçërisht rreth ndonjë qëndrimi të BE-së, sa i përket shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi”, shkruan Von Cramon në “Twitter”, duke kërkuar në të njëjtën kohë “debat në Parlamentin Evropian rreth kufijve, sa më shpejt të jetë e mundur”.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-zyrtari i lartë i EULEX-it: Hetimi ndaj Thaçit, Haradinajt dhe UÇK-së ishte politik, jo i motivuar gjyqësisht

Ish-shefi i Divizionit Ekzekutiv të EULEX-it në Kosovë, Mats Mattsson, ka ngritur dyshime serioze për …