leoni

Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Mos e pengoni zërin e Radio Kosovës së Lirë!

(Me 19 prill, dy persona të panjohur kanë bërë përpjekje të thyejnë objektin e Shtëpisë-Muze të Radios-Kosova e Lirë, në fshatin Berishë, nga ku transmetohet programi ditor i RKL. Më 3 maj nga punëtorët e KEDS, është dëmtuar rrjeti i kujtesës dhe aktualisht kanë pamundësuar transmetimin  e programit ditor!)…

Pse ngacmohet “Radiokosovaelirë”, kujt i duhet kjo dhe a është normale që të preket zëri i RKL: “Këtu ju flet Radio Kosova e lirë!”…

 

RKl, që nga themelimi i saj e deri me sot, qasjeve publike, analitike, filozofike, historike, kulturore, kritikave ndaj të keqes dhe shëmtive tjera brenda shoqërinë sonë, RKL, ju ka qasur pa anime politike. Dukuritë e shumta negative, RKL gjithnjë i ka trajtuar nga prizmi i njëtrajtshmërisë, dhe në asnjë formë tjetër animi e komprometimi!

 RKL, asnjë herë nuk e ka ndërruar kursin e qasjes ndaj dukurive të ulëta, të cilat kanë dëmtuar interesat kombëtare, shtetërore dhe institucionale – shtetformuese. Në asnjë rrethanë, nuk i ka kursyer bartësit e përgjegjësve shtetndërtues, pavarësisht ngjyrave të tyre që në kohë aktualisht, apo aksidentalisht kanë qenë të ngarkuar me përgjegjësi!

 RKL, në të gjitha kohët, ka mbrojtur përcaktimin e çartë kombëtare, ka mbrojtur ushtarët e lirisë, ka lartësuar veprën dhe përkushtimin e tyre ndaj atdheut. Përkushtim të cilin RKL e ka ngritur deri në piedestal! RKL, ka dënuar çdo përpjekje të pushtuesit dhe sahanlëpirësve të ndryshëm, që kane tentuar ta njollosin ushtarët e lirisë!

RKL, ka qenë gjithmonë Gardian i atdhetarisë, bijve më të mirë të saj, ushtarëve të lirisë dhe familjeve të tyre, atdhetarëve të devotshëm dhe intelektualëve të vërtetë, ju ka dhënë hapësirë të mjaftueshme për të qenë  prezent me zërin dhe veprën e tyre në shërbim të atdheut me prezencën e tyre përmes valëve dhe faqeve të saja!

RKL kurrë, në asnjë rrethanë nuk ka shantazhuar bartësit e vlerave çlirimtare të Kosovës, të cilët në rrethana kohe (në një formë, apo tjetër), këtij vendi ia kanë bërë një shërbim, madje duke lënë edhe gjymtyrët dhe jetën në altarin e lirisë! RKL, ka qenë mburrja dhe përkushtimi i heronjve më të rinj të atdheut, në kohët më të rënda me thirrjen: “Këtu ju fletë Kosova e lirë!”

RKL, kurrë nuk ka shkelur mbi veprat e tyre, mbi premtimet e tyre, mbi aspiratat e tyre, në vazhdimësi, ka mbrojtur atë rrugë, pa anuar nga emrat e përgjithshëm dhe te përveçëm të të cilës do forcë politike aktuale e kalimtare.

RKL, kurrë, në asnjë rrethanë, nuk ka mbrojtur servilet, nihilistët, dekadentët, asocialët, puthadorët, shpifësit dhe shantazhuesit e ndryshëm që kane pasur si qëllim permanent; fyerjen dhe njollosjen e tjetrit me prapavijë të ulët linçimi, njollosje e hakmarrjeje, duke e ruajtur kështu me shumë pedanteri kodeksin e saj etik gazetareskë!

RKL, kurrë nuk ka ra pre e interesit material, përkundër presioneve dhe vështirësive që ka pasur në rrugëtimin e saj për të ndryshuar kursin e rrugëtimit të valëve nëpër oqeanin e madhe të interesave të ndërduarshme politike në vend, jo, asnjë herë!

RKL, e para ndër më të parat, ka ngritur zërin kundër Gjykatës Speciale Selektive, për krime lufte në ish Jugosllavi, duke e denoncuar atë botërisht, qëllimet e saja denigruese e komprometuese, që ushtron kundër Ushtarëve Çlirimtarë të Kosovës- bijve tanë çlirimtarë!

RKL, kurrë nuk u nënshtruar ndaj dhunës, as nga granatimi që i bënë forcat Serbe e deri tek shantazhimi që nuk i lejoheshin as konsekuencat për transmetim pas lufte!, vetëm e vetëm për ta detyruar që ta ndërroj kursin e qasjes së njëtrajtshme të gjerave, që gjërave të mos ju thotë në emrin e vet!

RKl, nuk e ka nder mend, as sot e mot, që të nënshtrohet, tjetërsohet e zvetënohet nga hapat e saj të parë, ku gjërave ju thotë me sa zë ka, ju thotë në emrin e vet: të vërtetës e vërtetë, gënjeshtrës- gënjeshtër, hajnit- hajn, kusarit- kusar, tradhtarit- tradhtar, atdhetarit- atdhetarë, të zezës e zezë, të bardhës e bardhë!

... “Këtu ju flet Kosova e lirë!”,  larg duart nga ky zë mitik, nga zëti  i Radios Kosovës së lirë!

 

CH – 06-05-2020

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Nuk është kjo LV-ja që e kam përkrahur kur të gjithë e kanë sharë dhe sulmuar e tani janë në listën për deputetë...

BEHXHET Sh. SHALA – BAJGORA: Ndërhyrja në Maqedoni të Veriut, e pamoralshme dhe politikisht e dëmshme

Kurrë nuk ka qenë një situatë më dyfytyrëshe sa i përket të kaluarës së lavdishme …