Viola Von Cramon: Kosova i ka përmbushur kushtet për liberalizimin por disa shtete anëtare po hezitojnë

Viola Von Cramon: Kosova i ka përmbushur kushtet për liberalizim por disa shtete anëtare të BE-së po hezitojnë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon pas vizitës disa ditore në Kosovë. Cramon tha se ka folur me kreun e Qeverisë, Albin Kurtin për dialogun por jo diçka specifikisht. Ajo theksoi se presin që javëve të ardhshme mund të shihet një përafrim të pozicioneve ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit dhe sipas saj kjo mund të bëhet përmes negociatave. Cramon ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave. “Shpresojmë se në një moment do të shohim qëndrime më pak të polarizuara dhe gjatë presidencës së Gjermanisë kemi mundur ta kemi këtë temë në agjendë derisa Kosova i ka përmbushur kushtet teknike prandaj është çështje e Këshillit të Evropës dhe në këtë pikëpamje disa shtete anëtarë hezitojnë”, tha ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: VV-ja po përpiqet të imponojë një rend të ri, i cili është në kundërshtim me rendin kushtetues të Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka shkruar se Vetëvendosja po përpiqet të …