Analisti, Visar Ymeri, ka thënë se forma legale e organizimit të zgjedhjeve në veri nuk do të thotë legjitimitet politik. Ai ka theksuar se nuk mund t’ i quajmë ato zgjedhje të suksesshme edhe nëse nuk kemi probleme të sigurisë, në lidhje me zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen në katër komunat veriore të Kosovës më 23 prill. Kjo formë e organizimit të zgjedhjeve natyrisht nuk i bën ato legjitime, natyrisht edhe në syrin e ndërkombëtare e as me pak në sytë e shteteve të tjera që janë në partneritet me Republikën e Kosovës. Dhe në këtë drejtim nuk mund ti quajmë ato zgjedhje të suksesshme edhe nëse nuk kemi probleme të sigurisë, Çështja e zgjedhjeve në veri, është dashur të diskutohej në Ohër në procesin e negociatave. Mos mbajtja e zgjedhjeve e ka ndikimin e vet te procesi negociator. Sepse edhe nëse duam që ta përshpejtojmë procesin e themelimit të asociacionit, siç po insiston qeveria në Beograd, prapë pa zgjedhje nuk mund të bëhet, Sepse kuvendi, themeluesi i asociacionit, sipas marrëveshjeve të kaluara, përbëhet nga delegatët që vijnë nga asambletë komunale, ka saktësuar Visar Ymeri.
