leoni

Visar Ymeri: Gjyqtari Kalludra, argat i pushtetit që përndjek aktivistët e Vetëvendosjes

Visar Ymeri: Gjyqtari Kalludra, argat i pushtetit që përndjek aktivistët e Vetëvendosjes

Visar Ymeri nga Lëvizje Vetëvendosje ka reaguar ndaj vazhdimit edhe për tridhjetë të paraburgimit të deputetëve të kësaj partie Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi, duke thënë se gjyqtari Beqir Kalludra është shndërruar në argatin kryesor të pushtetit për të përndjekur aktivistët dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Gjyqësori i kapur nga klani “Pronto” vazhdoi padrejtësinë ndaj Albinit dhe Donikës. Vegla e Kadri Veselit, Beqir Kalludra, vazhdoi edhe 30 ditë paraburgimin për deputetët tanë. Ky gjyqtar i kapur e pa kredibilitet është shndërruar në argatin kryesor të pushtetit për të përndjekur aktivistët dhe deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Kurse, përndjekja e persekutimi ndaj Albinit e Donikës, ndaj Albulenës e Fatonit, duhet të marrë fund. Sikurse Adea, Atdheu, Egzoni e Frashëri duhet të lirohen. Liri për deputetët, për Albinin, Donikën, Albulenën e Fatonin. Liri për aktivistët, për Frashërin, Atdheun, Egzonin e Adean. Drejtësi për Astritin”, ka shkruar Ymeri në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

SHBA dhe Britania me rol kyç në dëshmitë ndaj Thaçit në Hagë

Në Gjykatën Speciale në Hagë, dëshmitë e thirrura në procesin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi po …