Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Osmani dhe Kurti duhet t’i shpjegojnë qytetarëve ndryshimin e qasjes së tyre

Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri, ka kërkuar që presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti të dalin publikisht dhe të shpjegojnë pse kanë ndryshuar qasjen e tyre politike që nga ardhja në pushtet. Mosmarrëveshjet mes tyre përbëjnë një problem për stabilitetin e shtetit, sidomos nëse këto mospajtime perceptohen si armiqësi. “Nëse presidentja dhe kryeministri e shohin njëri-tjetrin si armiqësor, kjo është një çështje e rrezikshme për republikën,” u shpreh Ymeri, duke shtuar se të dy liderët kanë treguar vështirësi në pranimin e mendimeve të kundërta. Ai i cilësoi si “grindavecë” për shkak të refuzimit të tyre ndaj mendimit ndryshe. Ymeri parashikoi gjithashtu se presidentja Osmani mund të ndikojë negativisht në elektoratin e Kurtit gjatë zgjedhjeve të ardhshme, duke theksuar se përçarja mes tyre mund të shndërrohet në një betejë të ashpër politike.

 

Kontrolloni gjithashtu

Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …