zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri: Zvarritja e procesit nga Osmani e Kurti është e qëllimshme dhe për përfitim politik

Analisti politik, Visar Ymeri, ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për mënyrën se si po menaxhojnë procesin e mandatimit të Glauk Konjufcës si kryeministër, duke theksuar se po ndodh një “zvarritje e qëllimshme” e shkuarjes në zgjedhje të reja. Ymeri tha se në terren nuk ka asnjë ndryshim politik dhe asnjë parti, përfshirë Lëvizjen Vetëvendosje, nuk ka treguar vullnet për të siguruar shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë së re. “Përgjegjësia e presidentes ka qenë që të pranojë se zgjedhjet janë të pashmangshme dhe të punojë që ato të mbahen sa më shpejt. Kjo zvarritje, nëse del se është e qëllimshme, do t’u faturohet si qëllim keq Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit, sepse po e vonojnë procesin e rivlerësimit qytetar të partive, duke e ditur që nuk ka shpresë për ndryshim”, tha Ymeri. Ai shtoi se, sipas tij, shtyrja e procesit nuk lidhet me ndonjë rrezik për stabilitetin e vendit, por me përfitime politike të pushtetit aktual. “Nëse e dinë që nuk kanë gjasa, kjo zvarritje është e qëllimshme. Për ta, është përfitim politik dhe jo rrezik për vendin, siç po përpiqen ta paraqesin”, theksoi Ymeri.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 35 orë përgjime ndaj Thaçit në Hagë, mbrojtja akuzon Prokurorinë për ngarkesë dhe ndryshim përkthimesh

Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë, …