Viti i ri shkollorë në komunën e Malishevës me Kurrikulë të re

Drejtoria për Arsim dhe Edukim, ka mbajtur një takim me drejtorët e shkollave fillore të mesme të ulëta dhe shkollave të mesme të larta, për tu njoftuar me përgatitjet për fillimin e vitit shkollor 2017/2018.

Sipas, Drejtorit të Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, Avdi Morina, viti i ri shkollor do të filloj me katër shtator në të gjitha nivelet. Përgatitjet janë të mira si për nga infrastruktura e objekteve shkollore, pajisja me inventar, me tekste shkollore që ka filluar shpërndarja për klasat  (I-V). Risia është se këtë viti, fillohet me kurrikulën e re, që nga klasat parafillorë, klasat e para, klasat e gjashta dhe klasat e dhjeta, dhe  për këtë kurrikulë janë trajnuar afro pesëqind (500) mësimdhënës.

Po ashtu do të fillohet edhe më mësimin e lëndës së gjuhës angleze, në këto nivele dhe klasa, si dhe është mundësia e përcaktimit të gjuhës së  dytë të huaj, gjermane ose frëngjishtes, dhe të gjitha këto nuk e ndryshojnë normativin e orëve.

Edhe këtë vit shkollor është arritur marrëveshja, për nxënësit, që nga klasa e parë, e deri në të pestën, të marrin shujtën ditore nga komuna.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Ferizajt apelon qytetarët për respektimin e orarit të përdorimit të insekticideve

Pas vizitës tek bletari që posedon qindra zgjoje bletësh Rrahim Grainca komuna e Ferizajt ka …