Brickos

Vitia dhe Gjilani po lidhen mes veti edhe me një rrugë tjetër

Sot kanë filluar punimet parapërgatitore në asfaltimin e rrugës Viti-Gjilan, konkretisht përmes fshatit Ballancë dhe  Kravaricë. I pranishëm në fillimin e punimeve ishte edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor. Ai tha se tani e tutje Vitia do ta këtë edhe një rrugë tjetër për t’u lidhur me territorin e komunës së Gjilanit. Kryetari Haliti potencoi se realizimi i këtij projekti infrastrukturor është i një rëndësi të veçantë për banorët e dy komunave, jo vetëm për faktin që me të po hapet një arterie e rëndësishme e qarkullimit por edhe për faktin që fermerët do ta kenë edhe më të lehtë qasjen në tokat e tyre bujqësore. Përndryshe në Kravaricë dhe zonën përreth ekzistojnë plantacione të ndryshme të pemëve por edhe tokat e shumta bujqësore që kultivohen nga fermerët e komunave Viti dhe Gjilan.

May be an image of road and grass

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …