Vitia dhe Kirchhain me plane për partneritet afatgjatë

Nënkryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka pritur sot në takim prof. Rainer Waldhardt nga Gjermania të shoqëruar nga prof. Arben Mehmeti. Me këtë rast, profesori Waldhardt njoftoi nënkryetarin Aliu që komuna e Kirchhain nga Hessen-i i Gjermanisë, ka shprehur gatishmërinë që të vazhdoj partneritetin ndërkomunal, në kuadër të agjendës zhvillimore 2020-2030 të OKB-së, për qëndrueshmëri. Gjithashtu u bë më dije se një delegacion i komunës së Vitisë, është i ftuar të zhvilloj një takim në këtë komunë gjermane, për ti shikuar hapat e mëtutjeshëm për realizimin e një projekti në Viti, që kryesisht financohet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Bashkëpunimit të Gjermanisë. Nënkryetari Aliu tha se komuna e Vitisë, e ka aprovuar edhe në kuvend partneritetin me komunën e Kirchhain, dhe shtoi se ata do të dalin me një projekt ideor që do të prezentohet në Gjermani, duke konkuruar për fonde në shtetin Gjerman.

No photo description available.

No photo description available.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …