Zv.kryetari Aliu mbajti një takim me drejtorë dhe zyrtarë komunal lidhur me performancën komunale

Zëvendëskryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, ka mbajtur një takim sot me zyrtarët raportues në sistemin e menaxhimit të performancës komunale dhe me disa drejtor të drejtorive komunale. Gjatë këtij takimi u prezantuan të dhënat e performancës komunale (SMPK) për vitin 2020 të cilat janë publikuar ditë më parë nga MAPL, dhe rezultatet e arritura nga kjo komunë. Me këtë rast zëvendës kryetari Aliu, foli për rëndësinë që ka SNPK për këtë komunë, duke potencuar se falë punës së mirë, komuna e Vitisë vazhdimisht është përfituese e grandit të performancës komunale. Ai ndër tjerash kërkoi nga të gjithë që të bashkëpunojnë ngusht që komuna e Vitisë të raportoj në mënyrë më të mirë të mundshme për punët të cilat janë kryer gjatë vitit 2021. Kurse Koordinatori komunal për performancë, Mustafë Mehmeti bëri të ditur që ditë më parë është hapur edhe raportimi në sistem për vitin 2021. Përndryshe në takim u diskutua për mundësinë ë ngritjes në performancë të komunës së Vitisë për vitet në vijim.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …