Vitia në koordinim ditor kundër pandemisë

Komuna e Vitisë po vazhdon aktivitetet dhe koordinimin në baza ditore për t’u përballur me gjendjen e krijuar pas përhapjes së pandemisë me Koronavirus. Komiteti komunal për emergjenca dhe shpëtim i kryesuar nga kryetari i komunës Sokol Haliti, po mban takime të rregullta dhe po e përcjell situatën me vëmendje të shtuar si dhe po merr detyra të reja në bazë të rrethanave dhe nevojave të krijuara. Ekipi ndërlidhës i KFOR-it amerikan (LMT) ka takuar edhe sot kryetarin Sokol Haliti me të cilin ka biseduar për situatën e përgjithshme. Ata e kanë përgëzuan kryetarin Haliti dhe Komitetin emergjent për punën e palodhshme që po bën në menaxhimin e situatës. Ndërkohë Kryqi i Kuq ka vazhduar shpërndarjen e ndihmave që i kanë ofruar donatorët e ndryshëm. Po shtu u njoftua që këshilltari komunal Vebi Rama ka ndihmuar për 100 familje nga 25 kg miell. Komiteti komunal për emergjenca dhe shpëtim iu bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e kufizimit të lëvizjes dhe të mos grumbullohen shumë si dhe të mbajnë distancën shoqërore.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …