Kryetari Jashari ka vizituar stafin mjekësor në QKMF

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, ka vizituar stafin mjekësor në QKMF, i cili po qëndron në krye të detyrës në këto ditë të vështira të krijuara nga COVID-19. Drejtori i QKMF-së, Dr. Osman Veliu , ka njoftuar se për fat të mirë ende nuk kemi asnjë të prekur me korona virus, situata është stabile dhe çdo gjë po menaxhohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Tenda e vendosur në oborrin e spitalit po funksionon rregullisht dhe po u përgjigjet kërkesave të qytetarëve. Për të arritur misionin tonë në parandalimin e këtij virusi, nevojitet edhe vetëdijesimi i qytetarëve, andaj kërkoj nga të gjithë qytetarët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre e në rastet kur kanë shenja të korona virusit të kontaktojnë numrin 194 dhe ekipi mobil i QKMF-së do t’i dal në ndihmë menjëherë secilit pacient që ka nevojë. Duke pasur parasysh kontributin e jashtëzakonshëm të stafit mjekësor në këtë qendër, vështirësive të tyre për shkak të mungesës së transportit dhe mbylljes së lokaleve për ushqim në qytetin tonë, stafi im siguroj ushqim për stafin e kësaj qendre. Ka thënë kryetari Jashari.

Në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve!

Pa frikë e panik por me kujdes të shtuar jemi bashkë dhe do t’ia dalim!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …