Kosnett: Qeveria e re e Kosovës duhet të formohet duke u bazuar plotësisht në Kushtetutën e Kosovës

Kosnett: Qeveria e re e Kosovës duhet të formohet duke u bazuar plotësisht në Kushtetutën e Kosovës

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaci është takuar sot me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett. Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media të nisur nga presidenca. Në njoftim thuhet se Thaci ka diskutuar me Kosnett lidhur me përpjekjet e vazhdueshme  të institucioneve të Kosovës për ta luftuar virusin COVID-19. Thaçi tha se seanca e Kuvendit të Kosovës, e mbajtur të mërkurën më 25 mars, që në agjendë kishte Mocionin e Mosbesimit për Qeverinë e Kosovës, ka konfirmuar edhe njëherë standardin e lartë të demokracisë në shtetin tonë, si dhe respektin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës ndaj Kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Kryetari dhe ambasadori Kosnett janë pajtuar që procedurat e mëtutjeshme për formimin e një qeverie të re duhen bazuar plotësisht në Kushtetutën e Kosovës, duke njohur rolin vital të Gjykatës Kushtetuese në këtë proces.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …