Shtabi Emergjent në Rahovec mbanë takimin e radhës

Shtabi i Posaçëm Emergjent në komunën e Rahovecit po punon me përkushtim në zbatimin e të gjitha masave preventive dhe në menaxhimin e situatës së krijuar, me këtë rast kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi,  ka thënë se vendimi për kufizimin e lëvizjes po del të jetë i padobishëm në orët kur po lejohet lëvizja e lirë, ka turma të qytetarëve të cilët po vrapojnë për të kryer furnizimet apo edhe obligime të tjera. Nga organet qendrore, edhe me kryetarët e tjerë të komunave, kemi kërkuar rishikimin e kësaj mase të ndalimit me këto orare deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Në mbledhjen e mbajtur kryetari Latifi ka kërkuar nga Komandanti i Stacionit Policor në Rahovec që fermerëve dhe bujqve të vyeshëm të komunës sonë mos t’ju kufizohet lëvizja, gjithmonë duke ju përmbajtur rekomandimeve të ISHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Duke uruar që jeni mirë dhe këtë situatë po e tejkaloni pranë më të dashurve tuaj, më lejoni t’ju rikonfirmoj se situata në Komunën e Rahovecit është e qetë dhe stabile. Nga njoftimet e fundit të marra nga QKMF-ja në Rahovec, nuk kemi asnjë rast të dyshuar me COVID-19. Po ju njoftoj se inspektorët komunal vazhdojnë inspektimet 24 orë në terren, dhe janë duke e kryer punën në mënyrë të organizuar, e nga sot do të bëhet edhe lirimi i trotuareve nga mallrat, po ashtu, furrat që shërbejnë në komunën e Rahovecit janë të obliguar që bukën ta mbështjellin me material mbrojtës. Gjithashtu, ditëve të fundit, Komuna e Rahovecit ka pranuar pako ushqimore nga shoqata e biznese të ndryshme për rastet sociale. pas situatës së krijuar në vend, sigurisht, për të shmangur pritjet në radhë, rrezikun e përhapjes së virusit. Andaj, kërkojmë nga qytetarët në asistencë sociale që të zbatojnë rekomandimet e ISHPK-së dhe të mbajnë distancën sociale, derisa shpërndarja e ndihmave do të bëhet nën shoqërimin e Stacionit Policor në Rahovec. Me këtë rast, dua të shpreh edhe njëherë mirënjohje dhe falënderim për mjekët, infermierët, policët, inspektoratin komunal, Kryqin e Kuq dhe gjithë akterët e tjerë institucional për punën dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm në kuadër të Shtabit të Posaçëm Emergjent Komunal, nënshtabet lokale, si dhe bizneset, në respektimin e masave në parandalimin dhe menaxhimin e kësaj beteje.

Ju lutem qëndroni në shtëpi!

Pa panikë, kujdes më të shtuar! Ka thënë kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Shkolla “Bajram Curri” në Krushë të Madhe furnizohet me pajisje laboratorike

Drejtoria për Arsim në komunën e Rahovecit, ka filluar furnizimin e shkollave të komunës së …