Vitia përkujton dëshmorin e kombit, Nijazi Rexhepi

Në përvjetorin e rënies së dëshmorit, Nijazi Rexhepi një delegacion i kryesuar nga zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë Bekim Azizi, kanë bërë homazhe të varrezat e dëshmorëve në Viti dhe kanë vendosur kurore lule.

Homazhe kanë bërë edhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme përfshirë shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, subjekteve politike, përfaqësues të shkollës që mbanë emrin këtij dëshmori në Sllatinë si dhe të tjerë.

Po ashtu sot në këtë fshat do të shënohet edhe dita e shkollës që mbanë emrin e këtij dëshmori kurse duke filluar nga ora 20:00 do të mbahet finalja e turnirit memorial “Njazi Rexhepi” në Sllatinë të Epërme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Komunës së Rahovecit, mbajti mbledhjën e shtatë të rregullt për vitin 2026

Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit komunal të Rahovecit, z. Fatmir Iska, u zhvillua mbledhja …