Vitia po shënon Ditën e Çlirimit

Me një seancë solemne të Kuvendit Komunal të Vitisë, kanë nisur sot aktivitetet për shënimin e 14 Qershorit- Ditës së Çlirimit të komunës së Vitisë. Në këtë seancë, ku ishin të pranishëm këshilltarë e përfaqësues të institucioneve komunale e politike, përfaqësues të Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, familje të dëshmorëve, institucione fetare dhe qytetarë të tjerë. Në këtë seancë një fjalë rasti e mbajti kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi, po ashtu kanë folur edhe zëvendëskryetari i komunës, Hasan Aliu si dhe nga OVL-UÇK në Viti, Abdyl Bajrami. Më pas janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora lulesh pranë varrezave të dëshmorëve në Viti, për të përkujtuar dhe nderuar sakrificën e atyre që nuk kursyen as jetën për lirinë e këtij vendi, të cilën e gëzojmë ne sot. Për nder të 14 Qershorit -Ditës së çlirimit të Komunës së Vitisë, nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë Rini e Sport, në sheshin e qytetit pritet të mbahet po ashtu festivali për fëmijë “Hana”, si dhe një koncert festiv për të rriturit, me të cilin edhe përmbyllën aktivitetet për nderë të kësaj dite.

May be an image of 12 people and text

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …