Ylli Mece

YLLI MEÇE: MARRËZITË E EVROPËS PËR ÇËSHTJEN SHQIPTARE DHE KABINETI YNË I PYKAVE

Ka disa muaj, që në plan të parë në rajonin tonë por dhe në arenën n/kombëtare kontradiktat Kosove-Serbi sa vijnë e po acarohen. Politikat e lëshimit të një pas njëshme që i janë bërë Serbisë nga Evropa deri dikur dhe nga Amerika e kanë bërë këtë vend që edhe sot, ashtu sikurse ka qenë historikisht të karakterizohen nga një shovinizëm i shfrenuar. Po përse Evropa dhe deri diku dhe vet Amerika janë fajtore? Pikë së pari duhet nënvizuar se që prej luftës dhe shpërbërjes së Jugosllavisë e cila filloi me luftëra të popujve të kësaj Federate mbas viteve 90-te të shekullit të kaluar e deri në vitin 1999, ishte Serbia ajo që për të ruajtur “dominet” e veta te Federatës që në kohën e mbretit Karagjeorgjeviç u bë burg për popujt sllovenë, kroate, shqiptare te Kosovës, boshnjake malazes e maqedonas. Fuqitë e mëdha të asaj kohe e sidomos Rusia, por dhe Kongresi i Berlinit te vitit 1878 e përkëdhelën Serbinë dhe u pajtuan me veprimet e saj për zgjerimin e territoreve ashtu sikurse vepruan dhe ne vitin 1913 me anë të Konferencës së Ambasadoreve nga ku asaj ju dha Hoti ,Gruda, Ohri ,Manastiri, Sh. Naumi etj. Kështu që Serbia e privilegjuara e Ballkanit e gëzoi këtë të drejtë si gjatë luftës së parë botërore ashtu dhe mbas luftës së dytë, gjë që asaj i hapi dhe më shumë orekset. Të ketë ndryshuar vallë sot Serbia në shekullin e XXl? Ajo jo vetëm se nuk ka ndryshuar, por është bërë edhe më shoviniste sidomos ndaj asaj pjese të Shqipërisë dardane që e kanë emërtuar Kosovë. Enver Hoxha e kishte parashikuar rrënimin e saj dhe….. “mbas vdekjes së Titos theksonte ai – Jugosllavia do karakterizohet nga gërryerje të mëdha luftëra dhe konflikte nacionale”.

Lufta e Kosovës në fund të fundit, ish vazhdimësi e luftërave të të gjithë popujve të këtij rajoni dhe kontradikta nuk ishte vetëm midis Serbisë dhe shqiptarëve, por midis Serbisë dhe gjithë popujve të ish Federatës, të cilët luftuan për liri e pavarësi kombëtare. Po a mundej vallë të pajtohej Serbia me situatën e re të krijuar nga lufta e popujve që ajo i kish mbajtur të pushtuara? Shovinizmi i egër dhe mentaliteti i saj shekullor e përjashton mundësinë e të qënurit vend paqësor. Ja pse Evropa dhe vet Amerika duhej ta kishin konsideruar si një vend agresor i cili e demonstroi veten si armik të popujve të rajonit, e jo të merrte vetëm disa gjeneralë së bashku Milosheviçin për t’i çuar në Gjyqin e Hagës, sikurse u veprua dhe me kriminelet nazistë në gjyqin e Nurembergut…A nuk ishte kjo Amerike dhe vet Evropa e cila dënoi me te drejte Gjermaninë duke e konsideruar si një vend agresor ndaj popujve? Përse Serbia nuk u vendos ne te njëjtin rang madje të kishte dhe sanksione, por e përkëdhelën duke ju lutur fillimisht asaj qe ti jepte me shume te drejta Kosovës ?. Qysh në momentet e para mbas viteve 90-te, ajo duhej cilësuar si e tillë sepse shovinizmi e ultra nacionalizmi serb barbaritë dhe egërsia me të cilën ajo ju vërsul popujve të ish Federatës nuk u manifestua vetëm ndaj popullit shqiptar por ndaj gjithë popujve që ajo i mbante të nënshtruar. Të marrësh dhe të vendosesh në të njëjtën balancë si agresorin ashtu dhe fitimtarin duke e justifikuar këtë me argumentin gjoja se dhe komandantet e UÇK-së kanë bërë krime, është një absurditet i madh. Lufta e Kosovës mbas luftës tonë Nac- Çl është faqja tjetër më e lavdishme e popullit shqiptar jashtë trojeve tona. Nëse këto formacione kane dënuar spiunet dhe tradhtarët apo dhe gjakësorët pushtues kanë bërë gjënë më të mirë. E cila na qenka ajo ushtri çlirimtare e cila nuk dënon bashkëpunëtorët me armikun qofshin dhe këta civilë të cilët i kanë shërbyer me zell pushtuesit? Pa mendo pak moj Evropë dhe ti Amerikë për ato krime barbare atë egërsi shtazarake që manifestuan trupat ushtarake e paramilitare të Serbisë dhe gjeneralët e tyre që zgërdhiheshin përpara kufomave tamam si dikur naziskinët hitleriane sikurse ndodhen ne Rahovec ,Rejcak që u maskaruan gra e fëmijë?! Asnjë ndryshim nga hordhitë naziskine ! Jo Evropë jo, ti je aq e pa besë dhe po aq anti shqiptare si ajo e qëmoti që trojet tona apo dhe popujve të tjerë i përdorni për të kënaqur jo vetëm orekset e e këtyre vendeve që janë dhe paraqesin rrezik për popujt, por llogaritni dhe të mos e mërzitni shumë Rusinë sepse Rusia është aleatja më e madhe e Serbisë, paçka se kjo e fundit luan rol të dyfishte.

Që Serbia nuk ka hequr dorë mjafton citimi ultrareaksionar i shovinistit A. Vuçiç i cili deklaroi …se në Kosovë ne do të kthehemi përsëri”. Ju, po të ishte se me të vërtetë ju u intereson paqja ne Ballkan, vetëm me ketë shprehje kërcënuese duhej ta kishit thirrur Vuçiçin dhe jo të thërrisnit , sikurse kini thirrur Haredinaj, Krasniqin, Limaj Thacin ,Veselin, Salimin etj etj, por të thërrisnit atë në bankën e te akuzuarve. Paradokset tuaja janë te tilla sa që nuk është çudi që numri i të akuzuarve për krime lufte të UÇK-se të jetë më i madh se sa ai i gjeneralëve të ushtrisë pushtuese te Serbisë. Idiotësitë evropiane janë të tilla saqë ajo dhe tani prej zori e pranon dhe statusin aktual te Kosovës, sepse po të ish për të,ajo as që e dëshironte dhe nuk e dëshiron një Kosove të lirë, sovrane e te pavarur madje për me keq akoma ajo ka qene dhe është kundër bashkimit të saj me Shqipërinë. Po pse ? Sepse shteti i Kosovës na qenka një shtet multi etnik i përbërë nga 6 etni të ndryshme sikur te na ishin 6 principata që Serbia u paska bërë lëshim dhe nder të madh që u dha tokë u dha identitet teksa Evropa “kaq e dashur” u dha një flamur të rreckosur që nuk ka as një element të përcaktimit dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve të Kosovës. Ja pse dhe Serbia bën si i do qejfi sepse ajo ka mbështetje jo vetëm Rusinë por dhe Francën Anglinë dhe disa vende të tjera pan sllave.

Aktualisht Veriu i Kosovës në kufi me Serbinë është përfshirë në një përkeqësim të situatës, e cila ka filluar që hershëm si me problemin e doganave, targave, te drejtave të disa komunave te asociuara me shumicë serbe në tokën shqiptare të Kosovës etj…etj. Tërheqja e të zgjedhurve komunarë serbë nga drejtimi i punëve në shërbim të qytetarëve natyrisht është bërë me porosi të Serbisë për të krijuar një krizë artificiale .Përse duhet të dorëhiqeshin ata? Le të marrim çështjen e targave: Popullata e këtyre komunave është brenda territorit të shtetit të Kosovës dhe duhet t’i nënshtrohet ligjshmërisë së këtij shteti që burojnë nga kushtetuta e Kosovës. Çdo veprim anti kushtetues është i dënueshëm. Nuk ka asnjë popull në botë me dy kushtetuta. Serbët e Kosovës dhe vet Serbia duhet të marrin shembull nga Shqipëria për nga mënyra e trajtimit që u bëhej pakicave greke të Dropullit dhe për më shumë se tre çerek shekulli jetojnë në harmoni me shqiptaret. Serbisë kurrësesi nuk i duhet përkëdhelur koka duke i bërë lëshime të një pas njëshme.

Kryeministri A. Kurti në rastin konkret është treguar një atdhetar i vërtetë, i cili nuk lejon që serbët e mëkuar me shovinizëm dhe me sytë e errur prej propagandës së Beogradit të livadhisin si të duan në emër te të drejtave të pakicave. Rama një sahanlepirës i Evropës miku i ngushtë i Vucicit( këtë ai e ka deklaruar vet) arrin sa që pa u konsultuar aspak me Presidenten Osmani dhe K/ministrin Kurti të na i paraqesë Evropës një projekt draft!!.. Habi e madhe. Rama propozon zgjidhje për Kosovën mbas shpinës së Kosovës! Te jetë i besueshëm Rama se këto i ka bërë në interes të vendit apo kërkon “ të kënaqe të dy palët “ dhe serbët dhe shqiptaret e Kosovës? Unë mendoj se Rama anon nga lëshimet ndaj Serbisë, sepse nuk ka si të shpjegohet fakti kur ai u deklaron shqiptarëve se zot shtëpie nuk janë ata, por Evropa me Amerikën, se pa Amerikë nuk do kish as Kosovë!

Të shkretët shqiptarë si paskan marrë frymë e si i paskan mbijetuar shekujve të një pas njëshëm e bashke me shekujt dhe hordhive pushtuese ! Të mjerët ne për këtë politikan i cili indirekt i le të kuptojë dhe shovinizmit serb se… luftën nuk e bënë populli i Kosovës me bijtë e tyre të UÇK-se por Evropa me Amerikën, se pa ata ne kurrë nuk do e kishim fituar luftën, pra pa Evropë e Amerikë ne nuk paskemi liri. Po mirë or Ramë po këto vendet e tjera të ish Federatës Jugosllave si fituan? Po Vietnami or Ramë? Ke dëgjuar gjë ti për Vietnamin që fitoi ndaj Amerikës sikurse fituan dhe Afganet? Apo ata ikën vet?Ja çka shkruar i madhi Noli për luftën e të vegjëlve që dalin fitimtarë: Lufton bualli me minë…Transvali mund Anglinë (Transvalia ish shtet ne Afrikën e Jugut).Deklarata e juaj nuk është vetëm për Kosovën por dhe për Shqipërinë. Mbase ti nuk gabon kështu e katandisët Kombin shqiptar që zot shtëpie te jene te huajt dhe ne me porsi tuaj …do mbajmë vetëm çelësat e kashtës ! Ehhh i madhi Nol, kishe të drejtë kur shkruaje për “Kabinetin e Pykave” e teksa i vetmi shqiptar që për herë të parë mbas të ashtuquajturit “Çlirim i Kosovës” po tregohet burrëror dhe atdhetar i vërtetë është A.Kurti. Ti nuk mund të jesh as një e njëmijta e tij ! E shumta që mund të bësh janë aventurat me G.Melonin dhe për ta rregulluar me të ti thuash: E kush na ka pushtu? E ço pushtimi sih ai i taljanve mo jahu..! Ata erdhën e na dhonë makaruna e mormallatë… nji kshuna !

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxha (1966): Kosova është shqiptare, mbetet shqiptare dhe i përket Shqipërisë

Enver Hoxha (1908-1985) nderohet e respektohet në Kosovë, asnjë fjalë e keqe për Josip Broz Titon në Shqipëri, prej vitit 1991

Në Kosovë, ishte idealizuar dhe në masë idealizohet edhe sot Enver Hoxha. Në Kosovë janë …