Brickos

Vitin e ardhshëm, synohet intensifikimi i bashkëpunimit me Rotary Club në Ferizaj

Paraditen e së mërkurës, i pari i Ferizajt, Agim Aliu ka pritur në takim përfaqësuesit e Rotary Club në Ferizaj, Xheladin Reçica dhe Haziz Rysha. Në këtë takim u diskutua për raportin e bashkëpunimit mes Komunës së Ferizajt dhe kësaj organizate, me ç‘rast, Kryetari Aliu konfirmoi gatishmërinë që ky bashkëpunim të vazhdohet dhe intensifikohet edhe në vitin 2019. Ai tutje ka falënderuar dhe përgëzuar përfaqësuesit e Rotary Club për gjithë aktivitetin që kanë realizuar këtë vit që po e lëmë pas, veçanërisht gatishmërinë e tyre për të ndihmuar ekzekutivin lokal në zbatimin e politikave zhvillimore e mbështetëse programesh edukimi, siç është programi për ndarjen e bursave për nxënës dhe studentë. Në anën tjetër, përfaqësuesit e Rotary Club falënderuan të parin e Ferizajt, Agim Aliu për mbështetjen e deritanishme duke e siguruar se Rotary Club ka përgatitur një program aktivitetesh për vitin e ardhshëm e që disa prej tyre synon t’i realizoj bashkërisht me Komunën e Ferizajt. Ata thanë se investimet dhe mbështetja që po ndodh nga kjo organizatë kanë një qëllim, ofrimin e mbështetjes për kategoritë në nevojë, me theks të veçantë mbështetjen e studimeve të nxënësve dhe studentëve përmes bursave.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …