“VivaFreshStore”, dhuron 200 pako ushqimore për familjet në nevojë në Komunën e Malishevës

Rrejti i marketeve “VivaFreshStore”, ka dhënë një donacion prej 200 pakove ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë në Komunën e Malishevës. Ky donacion i është dorëzuar shtabit komunal në Malishevë, përmes Kryqit të Kuq të Kosovës. “Çdo ndihmë që vjen nga donatorët dhe kompanitë, është i mirëseardhur në situatat si kjo që është krijuar me shfaqjen e virusit korona, ku si pasojë komuna e Malishevës është në karantinë. Me këtë rast, në emër të Komunës së Malishevës dhe shtabit komunal për menaxhimin e kësaj situate, i falënderoj “VivaFreshStore”, për këtë donacion, shumë domethënës, që neve si komunë na ndihmon shumë, për përkujdesjen ndaj rasteve sociale”, ka thënë kryetari Begaj, me rastin e pranimit të donacionit.

Pakot përmbajnë ushqime dhe higjienë.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …